Ali Ahmeti takoi ambasadorin zviceran Stefano Lazzarotto

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzarotto.

Ambasadori zviceran Lazzarotto i prezantoi zhvillimet e fundit rreth Institutit Parlamentar si dhe shfaqi interesin e tij për situatën aktuale politike në Maqedoni. Lazzarotto elaboroi projektin e 
mbështetur nga Ambasada Zvicrane në Maqedoni rreth themelimit dhe funksionimit të Institutit Parlamentar.

Kryetari Ahmeti theksoi mbështetjen e plotë të Bashkimit Demokratik për Integrim për funksionimin e Institutit Parlamentar i cili do t’i kishte ndihmuar deputetët e Maqedonisë në punët e tyre. Ahmeti falënderoi qeverinë zvicerane për ndihmën duke rikujtuar edhe projektin e suksesshëm të dialogut politik midis partive politike në Maqedoni të mbështetur po 
ashtu nga Zvicra.

Sa i përket interesimit të Ambasadorit zviceran rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, kryetari i BDI-së nënvizoi që kjo parti angazhohet për debat konstruktiv, dialog midis subjekteve  politike dhe shoqërore në të mirën e vendit nëpërmjet të pajtimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve. Bashkimi Demokratik për Integrim është plotësisht i përgatitur për shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave institucional, në përputhje me Rregullorën e Parlamentit dhe 
Kushtetutës, për realizimin e zotimeve të veta para qytetarëve.

Ambasadori zviceran u pajtua me qëndrimet e Kryetarit Ahmeti rreth nevojës për dialog në të gjitha nivelet duke theksuar se Zvicra është e interesuar për një vend dhe rajon stabil që e ndihmojnë edhe zhvillimin ekonomik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button