Turqia në qendër të vëmendjes në Këshillin e ministrave të BE-së, RMV dhe Shqipëria temë për në tetor

Vendet anëtare të BE-së, dje kanë shprehur papajtueshmëri rreth fillimit të bisedimeve për hyrje në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, ndërkaq sipas raportit të tyre të përbashkët, vendimi për dy vendet do të mundet të prolongohet për në tetor, kur do ta shqyrtojë Parlamenti i Gjermanisë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftuan mediat perëndimore të cilët e kanë parë raportin, gjatë kohës së takimit Qipro është kërcënuar se do të vendos veto në çdo marrëveshje për zgjerim nëse BE nuk e ashpërson qëndrimin e saj për atë që Turqia hulumton gaz natyror në Mesdheun Lindor.

Ministrat e 28-të vendeve anëtare do të mblidhen edhe sot që të diskutojnë për fillimin e bisedimeve formale për anëtarësim të dy vendeve ballkanike – Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ka pasur papajtueshmëri të mëdha mes përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe nuk është e sigurt se të gjithë ministrat do të munden të merren vesh”, deklaroi një diplomat nga BE.

Qipro është kërcënuar se do ta bllokojë tërë tekstin që ka të bëjë me perspektivën e ardhshme për të gjithë vendet që priren t’i kyçen Unionit, në mesin e të cilëve janë edhe Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, nëse nuk zgjidhet problemi me Turqinë.

Sipas diplomatit, Nikozija kërkon qëndrim të përbashkët të BE-së në lidhje me çështjen e hulumtimit të gazit natyror në pjesën lindore të Mesdheut nga ana e Turqisë, që sipas grekëve të Qipros, e shkel zonën ekonomike ekskluzive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button