Këshilli ministror i BE-së do të vendosë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Ministrat për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg do të diskutojnë për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin, njofton Portalb.mk.
Ministrat mes tjerash, duhet të zgjedhin nëse dhe kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, ashtu siç rekomandoi Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e saj.
Deri më tani nuk është arritur konsensus mes vendeve anëtare për konkluzionet e këtij takimi. Vendimin do ta miratojnë ministrat sot më pas do të duhet që të konfirmohet nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.
- LEXO: Mogerini nga Luksemburgu: Shpresoj të kemi vendim pozitiv për negociata
- LEXO: Han i bëri thirrje BE-së të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që mundet
Në mungesë të një kompromisi, disa vende të BE-së propozojnë që ky qorr-sokak në negociata të kapërcehet duke i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendimi për Shqipërinë do të shtyhej për të pritur përparim më të madh në dialogun politik me opozitën dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy pikat më të dobëta të Tiranës.
Tani për tani, në kuloaret e Brukselit në qarkullim janë shumë versione të konkluzioneve që mund të miratohen nga ministrat të martën, e to Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ndahen, ndërsa po bëhen angazhime për vendim përfundimtar pozitiv në shtator 2019. Por bisedimet midis ministrave të martën ende mund të sjellin ndryshime dhe befasi, informojnë diplomatët në Bruksel, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndarja e Shkupit dhe Tiranës.
Vendimi që do ta marrin ministrat të martën, pastaj do të duhet të konfirmohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.
- LEXO: Zaev: S’po kërkojmë menjëherë anëtarësimin në BE, po kërkojmë fillim të negociatave
- LEXO: Reuters citon diplomatët për negociatat me BE: Maqedonia në rrugën e duhur, jo dhe Shqipëria
- LEXO: Në qeverinë gjermane s’ka dilemë rreth perspektivave të Maqedonisë së Veriut në BE
- LEXO: Analizë: Data e negociatave me BE nuk do të zhvendosë kursin e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Data është merituar, por vendimi varet nga kalendari i BE-së për vendime
- LEXO: Parlamenti holandez e hodhi poshtë rezolutën për bllokim të bisedimeve RMV-BE
- LEXO: Deputeti gjerman: Vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave BE-RMV