Obama përkrah integrimin e Maqedonisë në NATO

Dje në New York kryetari Gjorgje  Ivanov u takua me kryetarin e SHBA-ve, Barack Obama. Në këtë takim, Obama ka shprehur përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Ai gjithashtu shprehu falënderimin në lidhje me kontributin e Maqedonisë në misionet ushtarake, si që është misioni në Afganistan. Sa i përket dialogut mes Maqedonisë dhe Greqisë, Obama e inkurajoi këtë dialog dhe tha se shpreson që së shpejti do të arrihet një zgjidhje.

Sot kryetari Ivanov do të takohet edhe me Sekretarin e përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button