Njëmbëdhjetë të lënduar në një aksident rrugor

Njëmbëdhjetë udhëtarë u lënduan në një aksident rrugor i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 18.20 në magjistralen e Manastirit drejt kufirit, informojnë nga policia.

Sipas MPB-së, fatkeqësia ka ndodhur me ndeshjen e kamionit të markës Mercedes të cilin e ka drejtuar 54 vjeçari D.J. nga Manastiri dhe një minibusi Mercedes sprinter i drejtuar nga 31 vjeçari A.V. gjithashtu nga Manastiri.

Udhëtarët e lënduar menjëherë janë bartur në Qendrën klinike në Manastir, ndërsa pas  asaj janë lëshuar në shërim shtëpiak. Arsyet e fatkeqësisë ende nuk janë të ditura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button