Sadije Iljazi zëvendëson të ndjerin Arben Xhaferi

Pas ndërrimit jetë të ish kryetarit të PDSH-së, Arben Xhaferi, njëherit edhe deputet aktual në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, vendin e tij në Kuvend do ta merr Sadije Iljazi.

Kuvendi i Maqedonisë gjatë ditës së sotme do të duhet të mbajë seancën e 42-të, kurse në rend dite do të verifikohet mandati i deputetes Sadije Iljazi nga PDSH e cila në këtë funksion vjen në vend të të ndjerit Arben Xhaferri.   

Sadije Iljazi lindur më 14.2.1958 në Tetovë. Ka kryer Fakultetin Filologjik, gjuhë dhe letërsi shqipe, dhe ka qenë deputete edhe në ish-përbërjen parlamentare.

Ndryshe, në rend dite do të jenë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për komunikim elektronik lexmi i dytë, propozim ligji për mbështetje finansiare të hekurudhës Kumanovë – Belokvcë-Kriva pallankë dhe Deve Bair.  

Në rend dite janë edhe disa pika që kanë të bëjnë me transportin hekurudhor të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button