Ndërmarrjet do të zgjedhin prej kujt të blejnë rrymë

Nga 1 janari, në kuadër të fazës së dytë të liberalizimit të tregut me energji elektrike në vend, 140 ndërmarrje të mesme vet do të blejnë rrymë në tregun e lirë.

Me këtë, ndërmarrjeve do t’ju jepet mundësia që të zgjedhin prej kujt dhe me çfarë çmimi do të furnizohen me rrymë, por edhe t’i tejkalojnë shpenzimet për këtë gjë, theksojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

Ligji për energjinë, parasheh që ndërmarrjet ta balancojnë konsumin e rrymës në grupe të balancuara në të cilat do të merren vesh nevojat dhe koha e shfytëzimit të energjisë elektrike, që të zvogëlohen “plasaritjet” që i rrisin llogaritë e rrymës. Pritet që në këtë mënyrë “ndërmarrjet t’i zvogëlojnë shpenzimet për së paku 20 për qind”.

“Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve momentalisht pjesën për angazhimin e fuqisë e paguajnë përmes maksigrafit. Kjo do të thotë se fuqia e angazhuar në interval prej 15 minutave paguhet sikur të jetë angazhuar tërë muajin gjatë tërë periudhës së punës. Pozita e tillë në të shumtën e rasteve bën që shuma e paguar për fuqinë e angazhuar të jetë e barabartë ose më e madhe se shuma e paguar për energji elektrike, thekson Zorica Meshkova nga Oda ekonomike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button