Bejta me demant: Nuk kam rrënuar Llovecin

Përmes një komunikate për shtyp ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta ka demantuar akuzat e Komunës së Gostivarit se ai ka rrënuar objektit Llovec.

“Akuzat që i ka prezantuar sot Sekretari i Komunës së Gostivarit janë akuza pa vend, se gjoja objekti i cili është në prishje në Komunën e Gostivarit fajtor është Ministri i Vetëqeverisjes Lokale. Ajo është e pavërtetë dhe me keqardhje them se unë nuk jam që të rrënohen objektet”, thuhet në reagimin e ministrit Bejta. 

Nga kabineti i ministrit thonë se Komuna e Gostivarit mban përgjegjësi, pasi ka lejuar ndërtimin e objektit i cili në të vërtet nuk ka leje për ndërtim. 

“Në vitin 2008-të, për objektin që bëhet fjalë është marr leje nga unë, për bodrumin dhe P+2. Ajo pjesë që është nënshkruar nga Nevzat Bejta nuk guxon askush ta preke. 
Kurse pjesa tjetër e objektit pa leje për të cilën aktualisht bëhet fjalë, ka filluar të ndërtohet në vitin 2009-të, që kur komuna udhëhiqet nga kryetari aktual. Se pse është lejuar të ndërtohet ajo pjesë pa leje dhe pse nuk i janë legalizuar pronarit katet tjera është përgjegjësi e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit”, shkruhet në reagim. 

Akuzat janë të padrejta se gjoja në një nga mbledhjet e Qeverisë është diskutuar që t’i merren kompetencat kryetarit të komunës së Gostivarit në sferën e urbanizmit, ka thënë Bejta.

“Në Qeveri asokohe është diskutuar për keqpërdorimet në urbanizëm në Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror për Urbanizëm, në vitin 2011-të ja ka marrë kompetencat Kryetarit të Komunës së Gostivarit në këtë sferë. Kompetencat në urbanizëm i janë marrë për shkak të keqpërdorimeve të kryetarit të komunës dhe bashkëpunëtorëve të tij në sektorin e urbanizmit”, shënohet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button