McLaren P1, supermakina rivale e Ferrarit dhe Lamborghinit

McLaren ka zgjedhur sallonin e ardhshëm të Parisit për të prezantuar modelin e ri P1.
Qëllimet e McLaren që është edhe rezultat i 50 viteve eksperiencë në rrugë dhe pistë, do të jetë që ti bëjë konkurrencë me modelet më të shpejta të Ferrarit dhe Lamborghinit.

Presidenti i McLaren Automotive Ron Dennis, është shprehur se gjatë këtyre 20 viteve është punuar për ngritjen e makinave sportive të McLaren F1.

Ndërsa tashmë objektivi është bërja e makinës së re P1. Për momentin kjo kompani nuk ka bërë të ditur detaje të tjera teknike por ajo që dihet tashmë është se ajo do të jetë një nga makinat më të shpejta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button