Ban Ki Moon “i tërheq veshin” Ahmadinejad

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon është takuar me presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad ndërsa paralajmëroi këtë të fundit që t’i kushtojë një vëmendje të veçantë abuzimit me retorikën provokuese. 

Ban Ki Moon i bëri përsëri thirrje presidentit iranian që të demonstrojë vullnet në zbatimin e një programi paqësor bërthamor, ndërsa deklaroi se retorika e përdorur në marrëdhëniet e tensionuara me Perëndimin mbetet tejet e rrezikshme. 

Paralajmërimet e Sekretarit të Përgjithshëm vijnë pas deklaratës së Amir Ali Hajizadeh, një gjeneral brigade në Gardën Revolucionare Islamike, se Irani mund të fillojë një sulm parandalues ndaj Izraelit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button