Mjekët protestuan edhe në Kumanovë

Në kohën e pauzës prej ora 11.30 deri në ora 12.00 dhjetëra mjekë të spitalit të Kumanovës, shfrytëzuan pauzën për të mbajtur një grevë parandaluese kundër vendimit të Ministrisë së shëndetësisë për pagesë sipas punës.

“Jemi tubuar këtu para spitalit të Kumanovës, për të manifestuar një protestë paralajmëruese ndaj masave që merren, kundër kushtimisht të them mjekëve në përgjithësi. Me rregulloren e Ministrisë së shëndetësisë, është marrë një vendim që të punësuarit, konkretisht mjekët të punojnë me normë. Ne nuk jemi assesi kundër asaj që ne do të paguhemi në bazë të punës, por ne jemi kundër mënyrës se si caktohen parametrat për tu paguar sipas punës, tha Prim. Dr. Ali Dalipi.

Ai u shpreh se mjekët duhet të gëzohen kur nuk kanë shumë punë, sepse kjo është  indikator se kemi një shoqëri të shëndoshë.

“Ne jemi mjekë, punojmë në shëndetësi dhe në përgjithësi ne mendojmë se duhet të organizohet si institucion e jo të paguhemi sipas punës. Në rastin konkret, ne duhet të jemi të lumtur nëse nuk kemi shumë punë, sepse atëherë kemi shoqëri të shëndoshë. Të gëzohemi, që kemi shumë njerëz të sëmurë, vetëm sa për të arritur normë? Kjo nuk është në rregull.” u tha gazetarëve, Prim. Dr. Ali Dalipi./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button