Delegacioni i Bundestagut: Zgjedhjet, në afatet kushtetuese

3 deputetë gjermanë, pjese e grupit të bashkëpunimit Gjermani-Shqipëri, pas takimeve me përfaqësues të parlamentit, qeverisë dhe shoqërisë civile në Tiranë, te njohur me krizën politike sugjerojnë që institucionet shqiptare të respektojnë Kushtetutën dhe zgjedhjet të zhvillohen në afatet kushtetuese, transmeton TvKlan.al.

Kjo është përgjigjja që ata dhanë kur u pyeten në një konferencë për shtyp nëse duhet që institucionet ligjzbatuese ta zbatojnë vendimin e Presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.

“Nuk e konsideroj si përgjegjësi apo kompetence timen që t’i jap përgjigje  pyetjeve mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Kushtetuta është baza e të gjithë institucioneve  shtetërore dhe gjithsekush ka besim tek ajo që përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë.”

Deputetet e Bundestagut u shprehen kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve nga opozita, e po ashtu edhe kundër protestave të dhunshme. Shpjeguan se nuk u takuan me përfaqësues të Partisë Demokratike, pasi thanë se në axhendë kishin takime vetëm me partitë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button