Nga 1 korriku do të fillojë aplikimi i dy vaksinave të reja, për virusin rota dhe pneumokok

Nga 1 korriku do të fillon vaksinimi i fëmijëve me dy vaksina të reja, përkatësisht pneumokoku dhe virusi rota, të cilat Ministria e shëndetësisë i ka vendosur në kalendarin e rregullt të imunizimit. Qeveria njoftoi se në seancën e djeshme e ka pranuar informacionin nga Ministria e shëndetësisë për progresin në aktivitetet për zbatimin e planit aksional për fillim të aplikimit të dy vaksinave të reja, transmeton SDK.mk.

“Gjatë këtij muaji deri te shërbimet e imunizimit do të shpërndahen vaksinat për pneumokok dhe virusin rota, ndërsa nga muaji i ardhshëm prindërit të cilët dëshirojnë t’i vaksinojnë fëmijët mund ta bëjnë këtë”, njoftoi qeveria.

Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për imunizim, tha se vaksinat e reja hyjnë në kalendarin e rregullt imunizimit të popullatës dhe se janë përfshirë në kalendar sipas rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë dhe UNICEF-it. Ajo thotë se vaksinat janë shumë të sigurta dhe cilësore.

“Vaksinat janë pjesë e kalendarit të imunizimit. Vaksina për virusin rota u jepet foshnjave në moshën dy, katër dhe gjashtë muaj ndërsa vaksinën pneumokoku tek fëmijët në dy, katër dhe dymbëdhjetë muaj. Këto vaksina janë të mirëseardhura dhe ua rekomandojmë të gjithë prindërve, sepse ato i mbrojnë fëmijët nga infeksionet. Çdo nënë që e pa se ç’është virusi rota, është rraskapitës sidomos në fëmijët e vegjël, me diarre, të vjella dhe dehidratim, sikurse janë edhe infeksionet e pneumokokut”, tha prof. Grozdanova.

Ajo sqaron se këto vaksina me kalendarin e rregullt të imunizimit do të fillojnë të aplikohen te foshnjat, ndërsa rekomandohen edhe fëmijët më të mëdhenj.

“Me Komitetin për imunizim kemi përgatitur rekomandime që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën e pneumokokut mes moshës tre dhe pesë vjeç, sidomos për ata që planifikojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht, sepse këto infeksione janë të shpeshta atje. Vaksina për virusin rota nuk rekomandohet për fëmijët më të mëdhenj, gjegjësisht ajo u jepet foshnjave”, thotë Grozdanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button