Mjekët ngrenë alarmin, 1 në 2 adoleshentë, seks online

Sajte pornografikë, bisedë erotike, zhveshje, takime virtuale me miq e të panjohur. Është ky një ndër shqetësimet më të mëdha të momentit kryesisht për adoleshentët, të cilët frekuentojnë internetin më shumë nga ç’duhet në kohët e sotme dhe kërkojnë eksperienca seksuale pikërisht në botën virtuale. 

Të mbyllur në dhomat e tyre, gjejnë në internet imazhe të ndryshme hard, çatojnë me njerëz të panjohur, publikojnë fotografi intime, nudo ose provokuese.

Kambana e alarmit për rritjen e këtij fenomeni, bie nga mjekë pediatër të familjes, kryesisht në Itali.

“Sipas të dhënave të fundit, rreth 74% të adoleshentëve meshkuj, dhe 37% femra, e përdorin internetin për të kryer marrëdhënie seksuale, ose për të parë skena të tilla, gjithashtu edhe për t’u informuar dhe për të kërkuar partner”, shpjegon seksologu Maurizio Bini, që sipas tij ky fakt nënvlerësohet shumë nga prindërit.

“Deri para pak kohësh rreth 60% e të rinjve praktikonin marrëdhënien e tyre të parë seksuale në çift në moshën e adoleshencës, tashmë kjo shifër është rritur. Zhvillimi informatik i ka komplikuar gjërat dhe problemi qëndron tek fakti se prindërit shpesh nuk janë në dijeni të asaj se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet”, thekson ai. 

Rreziku 
Nëse në kohërat e mëparshme ekzistonin vetëm revistat porno, sot interneti të ofron me qindra rrjete ku të rinjtë gjejnë atë çfarë duan vetëm me një klikim. 
Por çarë duhet të bëjnë prindërit në të tilla raste? 
“Të dinë sesi fëmijët përdorin kompjuterin. Të instalojnë filtra në kompjuter, gjë që nuk është aspak e vështirë pasi janë të gjitha online. Gjithashtu duhet të edukojnë fëmijët për përdorimin e kompjuterit dhe ndjekjen e rregullave të privatësisë për të mënjanuar klikimin e rrjeteve erotike”, shpjegon psikologia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button