Dimitrov: Krijimi i demokracisë evropiane në shtëpi, përputhet me vizionin e Makronit

“Jemi të bindur që Franca do të njohë që, etja dhe puna jonë për të krijuar demokraci stabile dhe progresive në shtëpi, plotësisht përputhet me vizionin dhe përpjekjet e presidentit Makron për Evropë të forte, stabile dhe përparimtare”, deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë vizitës për punë në Paris bashkë me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani.

Ata, gjatë së vizitës, janë takuar me sekretarin shtetëror për çështje evropiane, Amelli de Monshalen në Ministrinë për punë të jashtme të Francës dhe Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit Emanuel Makron, njofton Meta.mk.

Bashkëbiseduesit kanë qenë detajisht të informuar për përparimin e realizuar në fushat kyçe të cilat janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Evropës për vitin e kaluar, kurse janë bazë solide për të sjell vendim për fillim të negociatave këtë vit.

Janë diskutuar edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button