Dënohet ish ministri, kishte blerë avion të vjetër për presidentin

Një gjykatë në shtetin afrikan të Cameroon-it dënoi me 25 vjet heqje lirie një ish-ministër, për një prej rasteve më të padëgjuara të korrupsionit në botë. Marafa Hamidou Yaya, gjithashtu ish-sekretar i shtetit, në vitin 2004 porositi një avion të ri presidencial për kryetarin e shtetit Pual Biya.

Ai kryesoi një delegacion që udhëtoi në SHBA për të lidhur një kontratë me një kontraktor, për një avion me vlerë 31 milionë dollarë.

Megjithatë, avioni i sapoblerë përjetoi probleme në udhëtimin e tij të parë, duke vendosur në rrezik jetën e presidentit, familjes së tij dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Hetimet e mëvonshme treguan se e vetmja gjë e re në avion ishte ngjyra me të cilën ishte lyer, pasi në të vërtetë, avioni ishte shumë më i vjetër dhe ishte blerë pak përpara se të dërgohej për t’u shkatërruar.

Procesi disa-vjeçar i këtij rasti të bujshëm korrupsioni, tregoi se Yaya kishte porositur avionin praktikisht të papërdorshëm në mënyrë abuzive për një shumë shumë më të vogël, duke përvetësuar shumën e mbetur.

Ish-drejtori i linjës kombëtare, “CamAir”, gjithashtu pjesë e delegacionit, u dënua me 25 vjet heqje lirie

Lajme të ngjashme

Back to top button