Ish liderët e rajonit: BE-ja të miratojë vendime të guximshme, jo vetëm të japë mbështetje burokratike

Bashkimi Evropian dhe liderët e saj ta mbajnë të hapur perspektivën për anëtarësim në bazë të kritereve të ashpra dhe të drejta për anëtarësim në pajtueshmëri me meritat dhe arritjet e secilit shtet.
Këtë thirrje e kanë dërguar në Deklaratën e përbashkët të ish presidentëve të Maqedonisë së Veriut Branko Cërvenkovski, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, të Shqipërisë Alfred Mojsiu dhe Rexhep Mejdani, të Kroacisë Stipe Msiq, Sllovenisë Danillo Tirk, Kosovës Fatmir Sejdiu, ish kryeministrave të Kroacisë Jadranka Kosor dhe të Serbisë Mirko Cvetkoviq, por edhe të ish udhëheqësve të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Zllatko Llagumxhija, njofton Portalb.mk.

Në Deklaratën që e kanë nënshkruar në kuadër të konferencës rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” ata e kanë theksuar rëndësinë që të mbahet dinamika pozitive në procesin e zgjerimit, nëpërmjet miratimit të vendimeve strategjike në lidhje me vendet që janë në proces të negocimit.

Në këtë kontekst, me rëndësi thelbësore është që të miratohet vendim për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Zvarritja e mëtutjeshme për miratimin e këtyre vendimeve në ambientin e gjeopolitikës dhe gjeo-ekonomisë moderne, do të mundej të ketë ndikim negativ në zhvillimin e ngjarjeve edhe në planin e brendshëm të shteteve, por edhe në tërë rajonin”, shkruhet në deklaratë.

Politikat regresive të ndarjeve, në vend të atyre të bashkëpunimit rajonal, që i japin nxitje nacionalizmit, dhe të cilat janë themele të populizmit, paraqesin rrëzim serioz për Ballkanin Perëndimor.

“Këto ide politike identitare duket se përsëri po marrin relevancë globale, duke kërcënuar me atë se mund ta varrosin konceptin e vlerave dhe multikulturalizmit, normave demokratike dhe të drejtave dhe lirive individuale”. Thuhet më tej në letër.

Ata kanë shprehur gatishmëri që të japin gjithçka prej tyre që Ballkani Perëndimor të mos bëhet viktimë e ideve dhe trendëve regresive.

Në Deklaratë i ftojnë BE-në dhe të gjitha aktorët relevant ndërkombëtarë të cilët e promovojnë multikulturalizmin, t’i mbështesin përpjekjet e tyre, t’i shohin sfidat dhe të ndihmojnë të mbrohet narracioni evropian i zgjerimit dhe integrimit edhe atë, jo vetëm nëpërmjet normave burokratike, por edhe me vendime politike të guximshme dhe largpamëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button