Haradinaj kërkon fokusim të dikastereve të kritikuara në Raportin e Progresit nga BE-ja

Krimi i organizuar, reforma zgjedhore dhe legjislacioni janë disa nga fushat, në të cilat institucionet e vendit kanë ngecur, sipas Raportit të Progresit për Kosovën.

E pikërisht për t’i diskutuar të gjeturat e këtij raporti të Komisionit Evropin është mbledhur Këshilli Ministror për Integrim Evropian, raporton KTV.

Aty ministrja Dhurata Hoxha tha se nuk është e drejtë nga ana e BE-së që disa rekomandime të përsëriten në vazhdimësi.

Megjithatë, ajo ka thënë se ky raport duhet të jetë alarmi i fundit për të vepruar institucionet relevante në përmbushjen e këtyre obligimeve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është detyrë e qeverisë që të punojnë në fushat, në të cilat BE-ja ka identifikuar se ka pasur ngecje.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për zbatimin e ERA 2016-2019, hartimi i këtij programi për vitet 2019-2020, që përfshin disa shtylla sikurse qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, investimet, zhvillimi i qëndrueshëm, punësimi dhe arsimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button