Me diplomë fakulteti punojnë punën e atyre me të mesme

Gjendjet tek të rinjtë janë të ndryshme dhe gjithsesi varen nga situata në të cilën gjenden prindërit e tyre. Derisa disa theksojnë se presin punë në pajtim me diplomën e tyre, të tjerët thonë se pajtohen të punojnë çfarëdo pune, sepse duan të fitojnë, por shpresojnë se një ditë do të përdorin diplomën, transmeton KOHA.mk.

Punëtor i përgjithshëm, vozitës të kamionit, montues, i punësuar në pompë benzine… janë vetëm një pjesë e profesioneve që më së shpeshti kërkohen përmes shpalljeve për punësim. Paradoksi është që një pjesë e tyre përsëriten ose qëndrojnë të shpallura një kohë të gjatë, ndërsa nga ana tjetër – përmes sistemit të arsimit dalin ekonomistë, juristë e studentë të tjerë të diplomuar të shkencave shoqërore, për të cilët nuk ka thuajse asnjë kërkesë në tregun e punës. Vallë një situatë e këtillë po imponon të rinjtë që kanë mbaruar arsimin sipëror, të pranojnë çfarëdo pune ose megjithatë presin të gjejnë punë në pajtim me titullin e arritur?

“Shumë rrallë të rinjtë që kanë mbaruar arsimin sipëror pajtohen që të pranojnë punë për të cilën është e nevojshme arsim më i ulët. Madje, është e papërfillshme përqindja e personave të këtillë që pajtohen të punojnë ndonjë veprimtari profesionale edhe pse kanë të mbaruar fakultetin. Tek ne dominon mendimi se nëse mbarojnë fakultetin, më lehtë dhe më shpejt do të punësohen, që nuk është e saktë. Ka shumë të rinj që mbarojnë gjimnazin ose arsimin e mesëm, dhe pastaj shkojnë në fakultet, por pastaj nuk pranojnë të punojnë çfarëdo pune. Mbesin të papunë, por nuk pranojnë të punojnë për paga të ulëta”, thotë Rade Nenadiq nga agjencia për punësime të përkohshme “Partner”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button