Bayern Munichu ofron 90 milionë euro për Dybalan

Bayern Munichu thuhet se është shumë afër ta transferojë Paulo Dybalan nga Juvenusit, në përpjekje për t’ia rrëmbyer kështu argjentinasin Manchester Unitedit nga dora.

Klubi gjerman ka kohë që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas që ka mbetur në bankën rezervë te  Zonja e Vjetër, ndërsa po mendojnë që të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas Correire dello Sport, Bayern Munich është duke shpresuar që ta transferojë Dybalan nga Juventusi, gjersa po i premtojnë vendin e titullarit.

Sulmuesi argjentinas ka vuajtur me arritjen e Cristiano Ronaldos në verën e kaluar te Zonja e Vjetër, duke shënuar vetëm pesë gola në sezonin që lamë pas.

Bayerni është i interesuar seriozisht në transferimin e Dybalas, pas largimit të Arjen Robbenit dhe Franck Riberys në përfundim të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button