Vulin për Pendarovskin: Nëse ai hesht për “Shqipërinë e Madhe”, le të heshtë edhe për Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i tha Presidentit maqedonas Stevo Pendarovski se ai nuk duhet të merret me mënyrën se si Serbia do të zgjidhë problemin me Kosovën, që do të thotë të heshtë për Serbinë, ashtu siç po hesht për “Shqipërinë e Madhe”.

Komenti i Vulin vjen pas deklaratës së Pendarovskit se ideja e korrigjimit të kufirit midis Beogradit dhe Prishtinës është e pakonceptueshme dhe e rrezikshme, raporton RTS. transmeton 24info.mk.

“Nëse ideja e demarkacionit është  ‘e zymtë dhe e padenjë për shekullin 21’ atëherë Pendarovski mund të tërheqë njohjen e Kosovës nga fillimi i shekullit 21 ose të dënojë agresionin NATO që çoi në spastrimin etnik të serbëve nga Kosova dhe Metohija” tha Vulin.

Vulin tha se Pendarovski i detyrohet respektit të Serbisë, dhe para popullit të tij deklaratë mbi atë që se çfarë mendon për idenë e Thaçit dhe për bashkimin e shqiptarëve në “Shqipërinë e Madhe”.

“Ndoshta Pendarovski vuri në dukje se gjysma e Maqedonisë Veriore është në hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’? Nëse nuk e ka parë hartën, le të ia tregon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferit, i cili është i lumtur që ta tregon atë edhe pata kamerave. Nëse heshtni për `Shqipërinë e Madhe`, le të heshtë edhe për Serbinë,” tha Vulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button