Mekë, foto nga ajri teksa besimtarët mblidhen për ditët e fundit të Ramazanit
Qyteti më i shenjtë i islamit është plot me pelegrinë në ditën e fundit të agjërimit për Ramazan.
Foto nga ajri tregojnë numrin e stërmadh të besimtarëve që kanë udhëtuar në Mekë për festime fetare, transmeton Top Channel.
Pelegrinët kanë ardhur nga e gjithë bota dhe janë mbledhur te Xhamia e Madhe si dhe në vende të tjera besimi, ku nuk lejohen të futen jo-myslimanët.