Promovohet libri ‘Në hap me Rugovën’

Sonte me fillim në orën 20:00 te Libraria e Çarshisë në Shkup do të mbahet promovimi i librit “Në hap me Rugovën”, nga vetë autori i librit z. Adnan Merovci, ish bashkëpunëtori më i afërt i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Libri përmban rëfime autentike, ilustrime të Rugovizmit. Transkripte nga takime të rëndësishme. Dokumente origjinale. Foto ekskluzive. Të pa shkruara dhe të pa dëgjuara deri më tani.

Në mes tjerash libri përmban fragmente për Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Fehmi Aganin, Hashim Thaçin, Sali Berishën, Azem Hajdarin.

Gjatë promovimit do të prezantohet ekskluzivisht një dokumentar “1 dekade në 18 minuta” në lidhje me Rugovën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button