Vuçiq: Nuk thashë se Serbia do të intervenojë me ushtrinë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se e ka zbutur fjalorin e tij pasdite.

Ai tha se kur ka deklaruar në seancën për Kosovën të Kuvendit të Serbisë se  “ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo rrezikimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës dhe Metohisë do ta mbrojë popullin tonë”, nuk e ka pasë fjalën për intervenim ushtarak, transmeton Klan Kosova.

“Në asnjë pikë unë nuk thashë se Serbia “do të intervenojë ushtarakisht” nëse ka konflikte serioze në veri të Kosovës, por thashë se do ta mbrojë popullin serb”, ka deklaruar ai.

Vuçiq e ka korrigjuar gazetarin në konferencën për media pas seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën kur ai i bëri pyetje duke e cituar atë se kishte thënë se “ushtria do të intervenonte nëse situata do të përkeqësohej në veri të Kosovës”.

Presidenti serb deklaroi se nuk kishte folur për intervenim ushtarak duke shtuar se është i kujdesshëm për termet që përdor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button