Ish ushtari i UÇK-së ngel pa ndihmë sociale

52 vjeçari Fuat Iljazi nga fshati Sellcë i Tetovës ka muajë që bredhë korridoreve të entit për punë dhe politikë sociale ne Tetovë për të gjetur arsyen e  ndërprerjes së ndihmës sociale të cilën e ka marrë pa ndërpretë më shumë se 15 vite me radhë. Fuati thotë se njoftimi për ndërprerjen e ndihmës sociale ka ardhur  në kohën  kur edhe filloi debati për ligjin e branitellave.

Ai thotë se ndërprerja e ndihmës sociale mund të ketë lidhje me pjesëmarrjen e tij në konfliktin e vitit 2001 si ish pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. 

“Ka edhe ushtarë të tjerë të cilëve poashtu u është ndërprerë ndihma sociale dhe un mendoj se kjo mund të jetë arsyeja”, thotë Iljazi.

Ai shton se më 25 dhjetor të vitit 2011 kur ishte afati për ripërtëritjen e dokumenteve ka harxhuar si të gjithë të tjerët, afër 2000 denarë dhe nga ajo ditë e deri në gushtë ka marrë muaj për muaj nga 2600 denarë ndihmë sociale pa ndërpresë deri sa i ka ardhur vendimi për ndërprerjen e saj, me arsyetimin se  nuk ka dorëzuar edhe dy çertifikatat e lindjes për dy djemtë të cilët i kanë kaluar të njëzetat.

Ndërsa nga enti për punë dhe politikë sociale ishin të pakapshëm për ndërprerjen e  ndihmës sociale për rastin e Fuat Iljazit nga fshati Sellcë i Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button