Ali Ahmeti: Shqiptarët kombi më i orientuar evropian

Në një solemnitet rasti, gjatë përurimit të aneksit të objektit të Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë dhe vënies së gurthemelit edhe të një objekti të ri për këtë gjimnaz, para të pranishmive foli kryetari i BDI Ali Ahmeti. 

“Emri i Ismet Jasharit do mbetet një emër i nderuar , sepse ky ra për lirinë e popullit të vet, ra për dritë dhe dituri, sepse njerëzit që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë , dijën edhe për dritën e diellit që në vazhdimësi rilindasit tonë, me dritën e diellit kanë simbolizuar arsimin , dijën dhe kulturën. Ne shqiptarët kem i qenë , mbetemi kombi më i oroientuar evropian , kemi qen dhe mbetemi , popull që lufton për vlera, kemi qenë dhe mbetemi popull që dimë të falim në momente, kur duhet falja, në momente kur duhet pajtimi, në momente kur duhet të vendosim për të ardhmen apo ta kthejmë kokën pas. Historikisht kemi dashur ardhmërinë , hitstorikisht kemi dashur diturinë, asnjëherë nuk kemi qenë sherr për fqinjët, asnjëherë nuk kemi nxitur konflikte. Duam ta jetësojmë ëndërrën e rilindasve tanë kombëtar se dielli lind në perëndim. Ne kemi respektuar dalllimet, diversitetet , Europën e sotshme” tha Ahmeti.

Ai potencoi se shqiptarët duan edhe më tej të jenë kontribues për paqen e stabilitetin, jo vetëm për Maqedoninë por për tërë rajonin.

“Vetëm me paqe dhe stabilitet të qendrueshëm mund të krijojmë besim tek gjeneratat e reja se edhe në këto vende jetohet, përparohet dhe mund të ketë zhvillim e begatim. Rajoni Maqedonia, dhe në tërësi pjesa e Ballkanit perëndimor, nuk kanë alternativë tjetër përveç se anëtarësimit në BE dhe NATO. Kjo siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, kjo siguron ardhmëri të qëndrueshme për të gjithë popujt e rajonit dhe të Evropës. Nuk mund të ketë Europë të shëndetshme pa u integruar edhe këto pak vende të Ballkanit perëndimor , pa u bashkuar në te, sepse nuk mund të ketë trup të shëndetshëm, nëse brenda këtij trupi ka lëndime, ka plag të pambyllura” tha Ali Ahmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button