BDI mban mbledhje në Reçicë, diskutohen veprimet e ardhshme?
Sot në selinë e partisë së Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim janë mbledhur përfaqësuesit e kësaj partie për të biseduar zhvillimet e fundit dhe krizën e cila ka kapluar koalicionin qeveritar.
Nga BDI zyrtarisht thonë se kjo është një mbledhje e rregullt e kryesisë ndërsa zëdhënësi Bujar Osmani nuk deshi të shpalosë detaje në lidhje me atë se për çfarë do të bisedohet.
Jozyrtarisht, mësohet se BDI duhet përfundimisht të vendos për hapat e mëtejshme me VMRO-në pas thellimit të krizës duke pasur parasysh që inatet e tyre nuk ndalojnë në seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale në Kuvend në të cilën Talat Xhaferi vazhdon të lexojë libra në shenjë proteste he bllokimi të ligjit për branitella. /Portalb