Maqedonia u jep argument kundërshtarëve për mosintegrim në BE dhe NATO

Ministria e Punëve të Jashtme e  Maqedonisë konfirmoi se shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Poposki dhe Dimitris Avramopulos do të kenë takim në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve. Greqia në këtë takim shkon me qëndirmin se Athina “bën çmos dhe është konstruktive në procesin për zgjidhjen e çështjes së emrit”.

Në ndërkohë, në paraqitjet e përfaqësuesve ndërkombëtarë i vihet theks nevojës së mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore. Porosi se ato janë prioritet drejt të cilit të gjithë duhet të synojmë dërguan edhe evrokomisari për Zgjerim Shtefan Fule dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Richard Hoëitt.

Për ekspertët, qëndrimet e Bullgarisë dhe Greqisë ndaj vendit dhe kombit maqedonas nuk janë asgjë e re. E re është ajo se ne u kemi dhënë hapësirë loje strukturave nacionaliste dhe populiste rajonale, analizon profesori Stevo Pendarovski, kryesues i Këshillit të LSDM-së për çështje të sigurisë dhe integrimeve në NATO.

“Ne këtu me atë që e quajmë politikë ditore, me projektet si Shkupi 2014 dhe ngjashëm, praktikisht u kemi dhënë argument plus atyre që me vite e tregojnë të njëjtën gjë, se maqedonasit nuk janë kombi autokton dhe se Maqedonia si shtet është i përkohshëm apo një vepër transicioni”.

Edhe analisti politik Albert Musliu pajtohet se në përkeqësimin e marrëdhënieve me fqinjët kanë ndikuar hapat dhe deklaratat e caktuara të pamatura nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

“Dikur kemi dhënë justifikime që të tjerët të na shpallin fajtor, me disa sjellja të pamatura, e veçmas me disa deklarata shpërthyese të cilat pala tjetër gjithsesi i përdor në interes të vet”.

Ende nuk është vonë që gjërat të përmirësohen, theksojnë bashkëfolësit. Ngrohja e raporteve është e mundur vetëm nëse udhëhiqet një aktivitet aktiv diplomatik dhe nëse korrigjohet sjellja e përditshme politike e aktorëve politik.

“Diplomacia jonë dhe politika e jonë ditore duhet të orvatet që të zhbllokojë procesin, gjë që është e mundur sepse ne kemi ppasur progres në integrimet evroatlantike deri në këtë çast”, theksoi Musliu.

Nëse vazhdon trendi i zhvillimit të politikave të këqija, nuk pres përmirësim të marrëdhënieve me fqinjët, thekson pendarovski. Nëse pretendojmë që të jemi pjesë e strukturave evroatlantike, duhet të eliminohen politikat e këqija edhe në kontaktin e drejtpërdrejt me fqinjët që të zgjidhen problement ekzistuese.

“Pozita jonë në betejen me argumente nuk është e barabartë me fqinjët tanë. Ata janë anëtare të këtyre organizatave ndërkombëtare, ne nuk jemi dhe nëse pretendojmë edhe të jemi aty doemos duhet ta ulim retorikën, ndërsa mënyra më e mirë është që në kontakt të drejtpërdrejt me fqinjët ne vet t’i zgjidhim ato probleme. 

Për dallim prej para disa viteve kur për shkak të interesimit të madh për hyrje të ndërmarrjeve greke në tregun e Maqedonisë mund që të flitej për përmirësim të raporteve me fqiun tonë jugor, analistët theksojnë se gjatë disa viteve të fundit ato janë përkeqësuar, ndërsa Maqedonia është gjithnjë më larg se hyrja në Bashkimin Evropian dhe NATO. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button