Raporti i KE-së, administrata: jo efikase dhe e politizuar?

Administratë shtetërorë jo efiqiente dhe e politizuar, edhe këtë vit do të jenë evidente këto vërejtje në raportin e Komisiniot Evropian për përparimin e Maqedonisë, thonë profesorët universitar Jonuz Abdullau dhe Borce Davitkovski.

Jam i mendimit se shumë pak shfrytëzohen të diplomuarit e Administratës Publike me aftësitë e tyre teorike dhe praktike dhe shkathtësive për këtë drejtim, tha Abdullau.

“Për fat të keq nuk kemi ndryshim, kemi me të madhe partizimin e administratës shtetërore do të thotë komplet ne aparatin shtetërorë inkuadrohen fatkeqësisht të zgjedhur partiak e jo në bazë meritore të kualifikuar nga shkaku se në fakultetin e AP krijojmë kushte dhe ambient të përshtatshëm për këtë drejtim. Me siguri edhe në këtë raport do të kemi vërejtje të mëdha për sa i përket administratës shtetërore dhe problemet që edhe më tej zvarriten në realizimin dhe reformimin e saj” thekson Abdullau.

Në të njëjtën vijë të mendimin është edhe profesori Borce Davitkovski.

“Mendoj se gjendja e administratës që evidentohet në raportin e Komisionit Evropian prapë do të jetë e njëjtë do të kemi epitete negative se kemi administratë të partizuar, jo profesionale dhe jo të trajnuar profesionalisht. Por shpresoj se tani me propozim ndryshimet ligjore që Administrata publike të mos jetë shtetërore dhe publike dhe mendoj se në të ardhmen mund të presim se do të kemi rezultate më të mira në aspekt të profesionalizmit të administratës shtetërore, ajo që është partiake më nuk mund të ndryshojmë por të paktën për atë të jenë profesionale mund të konstatojmë se se aty mund të hyjnë vetëm ata që i plotësojnë kushtet” tha Davitkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button