Pendarovski – Toman: Mbështetje nga Çekia për integrim në BE dhe në NATO

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Çekisë, Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për progresin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme midis të dyja vendeve, për proceset tona euro-atlantike, si dhe për gjendjen në rajon, transmeton MIA.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, në takim Pendarovski dhe ambasadori Toman kanë shfaqur kënaqësi për relacionet miqësore midis të dyja vendeve të cilat janë bazuar në respekt dhe mirëkuptim, dhe e kanë konfirmuar gatishmërinë për thellimin dhe dinamizmin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson mbështetjen e hapur dhe të qartë të Çekisë, duke shtuar  se në periudhën e ardhshme  nevojitet të vazhdojë politika e dyerve të hapura, të cilën e ndan edhe Republika e Çekisë, për shkak të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, theksohet në kumtesë.

Në takim është biseduar edhe rutën ballkanike të emigrantëve, me ç’rast presidenti Pendarovski e ka potencuar kontributin e Republikës së Çekisë për pajisjen resurseve, si mbështetje të forcave të sigurisë të Maqedonisë së Veriut për kontrollim me sukses të kufirit tonë jugor, dhe ka shfaqur pritje për një bashkëpunim të ngushtë të mëtejshëm në mbrojtje dhe siguri.

Ambasadori Toman presidentit Pendarovski ia ka uruar marrjen e funksionit dhe i ka dëshiruar sukses në punë, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e miqësisë dhe partneritetit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikë së Çekisë, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button