Gjykata mbështeti Todorovin – përkohsisht ndalohet greva e mjekëve?!

Përkohsisht është ndaluar greva e mjekëve, mëson televizioni 24 Lajme nga burime gjyqësore. Gjykata Themelore Shkup 2 solli aktvendimin pas senacës së djeshme në të cilën ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov kërkonte masë të përkohshme që të mos ketë grevë.

Njëra nga arsyetimet në vendimin e gjykatës mëson 24 Lajme, është se sindikata nuk ka përmendur se nën cilat kushte dhe si do të zhvillohet greva. Sipas një pjese të opinionit të ekspertëve, ndalesa për grevë të mjekëve do të thotë se shkelet e drejta e garantuar me kushtetutë.

Është përdorur edhe kundërthënia në ligjin për marrëdhënie pune në të cilën thuhet se grevë nuk guxon të ketë deri në përfundimin e pajtimit mes dy palëve, por edhe pajtimi nuk anulon grevën.

Tani ministri i Shëndetësi Nikolla Todorov bëhet ministri i parë i cili me vendim gjyqësor kufizon të drejtën kushtetuese të grevës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button