Apel për ndihmë për dy vjeçarin Metin Memeti

Metin Memeti nga Struga i cili ka vetëm dy vjet e gjysmë kohë të gjatë ushqehet vetëm me të a.q. sondë nazogastrike, për shkak të një aksidenti që ai pësoi, i cili i shkaktoi pasoja të rënda në organizëm.

Gjatë shtatorit të vitit të kaluar ai ka pësuar fatkeqësi nga një materie helmuese të paidentifikuar, edhe pse mjekët mendojnëse bëhet fjalë për sëmundje të shërueshme.
Pas fatkeqësisë, është kërkuar ndihmë nga Klinika universitare për sëmundje fëmijësh, reparti i pulmologjisë, ku Metini është pranuar me simptome të intoksikimit, ndërsa mjekët kanë caktuar diagnozën “Post intoxicatio cum corosiva”.

Pas trajtimit në klinikën e fëmijëve, Metini është bartur në spitalin Sistina, ku është vërtetuar se i është dëmtuar ezofagu dhe organet tjera për gëlltitje dhe përveç materieve të lëngshme ai nuk mund të gëlltisë asgjë.

Sipas mjekëve, sëmundja është e shërueshme, por terapia është relativisht e shtrenjtë, sidomos duke pasur parasysh gjendjen e vështirë  materiale  të prindërve të tij. 
Prandaj, dy vjeçari pret ndihmë nga të gjithë njerëzit humanë, por edhe nga shteti, që t’i ndihmojnë të shërohet  në ndonjë klinikë të specializuar për këtë sëmundje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button