Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke filluar prej 27 deri më 31 maj 2019, do të realizojë vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë, njofton Portalb.mk.

Nesër do të qëndrojë në Hungari, ku do të takohet me ministrin për Çështje Evropiane dhe përfaqësues i Hungarisë në Bashkimin Evropian (BE), Sabolç Takaç dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto.

Më 28 maj 2019, Osmani do të qëndrojë në Kroaci, ku do të takohet me ministren për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Marija Pejqinoviq Buriq dhe me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Temë e takimeve do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE si dhe mbështetja nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë për vendin në prag të samiteve kyçe evropiane në qershor.

Më 30 maj 2019, zëvendëskryeministri Osmani do të qëndrojë në Itali, ndërsa më 31 maj 2019 në Belgjikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button