Buffon: Është koha për sukses në Evropë

Gianluigi Buffon thotë ka ardhur koha Juventusi ta dëshmojë veten në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Italisë sonte do të udhëtojë në Stamford Bridge për t’u përballur me kampionin e Evropës, Chelsean, dhe Buffon është optimist se Bianconerët mund të luftojnë për titullin e më të mirit në Kontinentin e Vjetër.

“Fitimi i Scudettos sezonin e kaluar ishte epik dhe kualifikimi në Evropë si kampionë të Italisë na jep neve krenari dhe besim në aftësitë tona”.

“Besoj se ka tre ose katër ekipe që janë mbi ne, pastaj është një grup në të cilin do ta përfshija veten. Tash na takon neve të tregojnë se jemi konkurrues në nivel të Ligës së Kampionëve”.

“Stili jonë i lojës i përshtatet futbollit evropian. Lojtarët e Chelseat kanë më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve se tanët, por ne jemi një ekip që po del në pah”, ka thënë Buffon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button