Carovska: Përgatitemi të hapim Qendër buxhetore për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore dhe buxhetim

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carova mori pjesë në një program studimi treditor për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, organizuar nga Qeveria e Marokut.

Qëllimi i vizitës studimore, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ishte njohja me praktikat e mira të njohura ndërkombëtarisht të Qendrës burimore për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore në Rabat të Marokut, transmeton MIA.

Ministrja Carovska i prezantoi përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë Veriore për institucionalizimin e buxhetimit gjinor në krijimin e politikave kombëtare dhe buxhetimit.

“Maqedonia Veriore po bën tashmë hapat e parë në integrimin e çështjeve gjinore në sektorët dhe programet. Kemi një ekosistem të favorshëm për të shkuar më tej dhe për të avancuar agjendën për barazi gjinore. Ky delegacion është forca lëvizëse që mund ta bëjë këtë dhe më e rëndësishmja, kemi mbështetje të plotë nga kryeministri për të pranuar këtë mundësi dhe për të hapur një qendër të tillë burimesh në Maqedoninë Veriore”, tha ministrja Carovska, e cila e udhëhoqi delegacionin qeveritar në Marok .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button