Barca nuk mendon për finalen e LK

Lojtarët e Barcelonës janë të fokusuar që ta mposhtin Spartak Moskën të mërkurën dhe nuk po mendojnë për finalen e Ligës së Kampionëve. Kështu ka thënë trajneri i klubit katalunas, Tito Vilanova.

Blaugranët konsiderohen favoritë për ta ngritur trofeun në muajin maj, por Vilanova është përpjekur që të distancohet nga komente të tilla.

“Është shumë herët që të mendojmë për finalen e Wembleyt. Në Ligën e Kampionëve secili ekip mund ta mposhtë secilin ekip tjetër. Nuk ka ndeshje të lehta”.

“Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme (për ne), krahas ligës sonë”.

“Ndeshja e parë e turneut është më e rëndësishmja – duhet të japësh maksimumin për shkak të rëndësisë që ka”, ka theksuar trajneri blaugran në një konferencë për media./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button