Miller: DEASH-i është një organizatë shumë e rrezikshme për Afganistanin

Komandanti i NATO-s në Afganistan, Scott Miller, tha se DEASH-i është një organizatë shumë e rrezikshme për Afganistanin dhe rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Miller në konferencën e shtypit të organizuar në kryeqytetin Kabul, tha se forcat e NATO-s duke i mbështetur forcat afgane, do të rrisin presionin ndaj organizatës terroriste DEASH.

“DEASH-i është një organizatë shumë e rrezikshme për Afganistanin”, tha Miller.

Ai theksoi se do të neutralizojnë aktivitetet e DEASH ku do që i vërejnë ato, duke shtuar se ndjekin prej afër këtë çështje.

Organizata terroriste DEASH është aktive në krahinat lindore të Afganistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button