Amazon do të rrisë motivimin e punonjësve me lojëra

Gjiganti amerikan i e-tregtisë, Amazon, për të rritur motivimin e punonjësve ka futur në përdorim videolojërat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb-faqes së lajmeve të teknologjisë, The Verge, kompania më e madhe e e-tregtisë në botë, Amazon, planifikon që problemin me motivimin e punonjësve të cilët punojnë në sektorin e depos, ta zgjidh me lojërat të cilat i ka zhvilluar, “PicksInSpace”, “Mission Racer” dhe “CastleCrafter”.

Kompania ka vendosur ekrane në vendet e punës së personelit për të luajtur lojë, ndërsa synon që ta bëjë punën më pak të mërzitshëm duke krijuar një mjedis të konkurrencës përmes lojërave dhe rritjen e produktivitetit.

Sistemi i lojërave të zhvilluar nga kompania, në 5 depo të saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar është duke u përdorur në mënyrë aktive. Punonjësit që marrin pikë të larta në lojëra shpërblehen.

Aplikimi i lojërave shpesh përdoren nga kompanitë për të rritur produktivitetin në jetën e biznesit. Për shembull, Uber, kishte krijuar një sistem garues që përmbante qëllime të caktuara për shoferët, gjë e cila shkaktoi që shoferët të udhëtojnë me orë të gjata.

Ekspertët pohojnë se metodat e aplikimit të lojërave dhe shpërblimit, kanë efekte të fuqishme mbi punonjësit në aspektin psikologjik.

Ndërsa disa të tjerë mendojnë se në afat të gjatë kjo mund të humb ndikimin pozitiv ndaj produktivitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button