Bujar Nishani sot takohet me Ashton

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do të qëndroj  për vizitë në Bruksel, ku do të zhvillojë takime zyrtare me personalitetet më të larta të Bashkimit Evropian. 

Në delegacionin zyrtar, të cilin kryeson Presidenti Nishani do të jetë e pranishme dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ditën e sotme PresidentiNishani do të takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, pas të cilit do të ketë deklarata për shtyp dhe më pas me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button