Richard Howitt për vizitë dyditëshe në Maqedoni

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, Richard Howitt sot dhe nesër në Shkup do të ketë takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë, partive politike dhe të sektorit civil.

Hoëitt para ardhjes në Maqedoni në deklaratë për “New Europe” paralajmëron se do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, me anëtarë tjerë të Qeverisë, me liderë partiakë, por edhe me përfaqësues të organizatave civile mes të cilave edhe të Klubit kulturor bullgar.

Evroparlamentari britanik mbërrin në Maqedoni disa ditë pas vizitës së evrokomisarit për Zgjerim Shtefan Fule dhe raundit të tretë të Dialogut aderues në nivel të lartë mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë, si dhe një muaj të paplotë deri te publikimi i raportit të KE-së për përparimin e shtetit.

Parlamenti Evropian në mars të këtij viti miratoi rezolutë të përgatitur nga Richard Howitt në të cilën edhe një herë deputetët evropian kërkuan nga Këshilli i BE-së që në afat shumë të shkurtër të përcaktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë. Në dokumentin po ashtu, përshëndetet Dialogu aderues i nivelit të lartë si hap përpara në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button