Francë, publikohen karikatura të profetit Muhamed

E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo tha se edicioni i fundit i revistës përmban karikatura të profetit Muhamed.

Botuesi i së përjavshmes, që fillimisht ishte një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë njerëzit”.

Vendimi i revistës për të publikuar karikaturat vjen mes protestave në vendet myslimane kundër një video të lirë, të bërë privatisht në SHBA e cila tall profetin Muhamed.

Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri. “Kryeministri konfirmon kundërshtimin e tij për këto publikime dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, citon AFP një deklaratë të zyrës së tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button