Mbretërit sundojnë në Bernabeu

Real Madridi ka dalë triumfues në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur kundër Manchester Cityt që u zhvillua të martën mbrëma në Santiago Bernabeu. Los Blancos fituan me rezultat 3-2.

Përkundër dominimit total të skuadrës vendase në 45-minutëshin e parë, futbollistët me fanellat e bardha nuk arritën që të tregoheshin efikas përballë Joe Hart, i cili qe më meritori që mysafirët nuk pësuan gol.

Portieri i Cityt arriti të ndalë dy goditje të forta të Cristiano Ronaldos, si edhe disa raste shumë të mira të Gonzalo Higuan, ndërkohë që Los Blancos nuk i konvertuan në gol edhe disa shanse të futbollistëve të tjerë.

Sa i përket kampionit të Anglisë, vetëm tri-katër herë arriti që t’i afrohej gjashtëmbëdhjetëmetërshit të ekipit vendas, ndërsa gjatë gjithë pjesës së parë qëndroi duke u mbrojtur…

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

 AC Milan 0 – 0 Anderlecht

Din. Zagreb – 0 – 2 FC Porto

Dortmund – 1 – 0 Ajax

Malaga 3 – 0 Zenit Petersburg

Montpellier 1 – 2 Arsenal

Olympiakos 1 – 2 Schalke

PSG 4 – 1 Dinamo Kiev

Lajme të ngjashme

Back to top button