Parashikim: Real Madrid vs Manchester City

Ndeshja më e mirë e  Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt fillon sonte prej orës 20:45, dhe pritet të jetë më interesantja nga 8 përballjet tjera që zhvillohen sonte.

Reali do të tentoi të rikthej fitoret me një kundërshtarë të fortë siq është City. Mourinho pritet të filloj ndeshjen me disa ndryshime në skuadër, ndërsa Mesut Ozil pritet të jetë në bankën rezervë.

Në formacion pritet të kthehet Coentrao ndërsa edhe Modric pritet të startoj nga minuta e parë. Në sulm pritet të jetë Ronaldo me Benzeman.

Te City në mesfush pritet të jetë i transferuari Javi Garcia ndërsa Silva, Tevez, Nasri pritet të udhëheqin sulmin e frikshëm. Kun Aguero pritet të jetë në bankën rezervë ndërsa Maicon në mbrojtje.

Sipas portalit më të madh të futbollit në botë goal.com, ndeshjen e sontme do ta fitojë Reali i Madridit me rrezultat 3-1./albtime

Lajme të ngjashme

Back to top button