Studimi: Britanikët pinë më shpesh se kushdo tjetër
Rezultatet e Anketës Globale të Drogës 2019, të botuar të enjten, zbuluan se të anketuarit britanikë pinë më shumë se qytetarët e kombësive të tjera.
Adem Winstock, një psikiatër i varësisë dhe themelues i Anketës Globale të Drogës, tha se të anketuarit britanikë kanë thënë se pinë shumë, shumë shpesh, si pije alkoolike, ashtu edhe substance narkotike.
“Vdekjet nga sëmundjet e mëlçisë dhe kancerit janë në rritje për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit dhe të substancave narkotike”.
Vendet anglishtfolëse dehen më shpesh, sipas raportit, ndërsa ata nga vendet e Amerikës së Jugut kanë numrin më të vogël të rasteve.
Të anketuarit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se u dehen 51 herë në vitin e kaluar, krahasuar me 50 herë për njerëzit në Shtetet e Bashkuara, 48 në Kanada dhe 47 në Australi, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.