Ekonomia gri ende shqetëson firmat e regjistruara dhe krijon konkurrencë jo lojale për ta

Projekti i USAID-it Partneritet për rregullore me të mirë për biznesin mbajti një forum me temë: “Mekanizmat për eliminimin e ekonomisë gri, implementimi dhe rezultatet e pritura”, i organizuar nga Lidhja e odave tregtare të Maqedonisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë hapa konkretë nga institucionet si bartës e mekanizmave për t’u përballur me ekonominë gri. Masat e propozuara janë zbatimi në praktikë i Ligjit për ndalim dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar me çka do të rregullohej puna në zonën gri, por edhe veprim të përbashkët në vendkalimet kufitare për të parandaluar kontrabandën. Të fillojë procedura për regjistrim vullnetar, në fazën e parë, të subjekteve të paregjistruara, në qoftë se refuzojnë të regjistrohen të aplikohen masa represive duke shqiptuar gjoba të konsiderueshme. Dështimi për të parandaluar këtë konkurrencë jo lojale rrezikon që edhe ato të regjistruarit të kalojë në zonën gri, por edhe të de stimulojnë që të mos regjistrohen sipërmarrësit të cilët e kanë pasur guximin të vetë-punësohen,” deklaroi kryetarja e Lidhjes së Odave të Tregtisë, Daniela Arsovska.

Lubomir Angellov, drejtor i Projektit të USAID-it, “Partneriteti për rregullore me të mirë për biznesin”, vuri në dukje se efektet negative të ekonomisë gri po ndjehen tashmë disa dekada dhe mbase të gjitha kompanitë, institucionet, zyrtarët qeveritarë, do të bien dakord që së bashku duhet të gjejmë një zgjidhje dhe stimulim për atë se si të kanalizohet veprimtaria joformale në ekonominë formale.

“Përveç masave të drejtpërdrejta duhet të mendojnë dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me pasojat e punës informale. Zbatimi jo selektiv i ligjeve, edukimi i sipërmarrësve, rregullimi i vendeve të “egra” për shitje janë ide që tashmë duhet të marrin forma konkrete. Është e nevojshme që sistematikisht të ulet presionin mbi kompanitë të cilat punojnë sipas rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojmë mospërputhje ose mbylljen e subjekteve për shkak të luftës me konkurrencën jo lojale dhe vështirësitë e mëdha për të mbijetuar në treg”, tha Dimovski.

Projekti i USAID-it  Partneritet për rregullore me të mirë për biznesin e implementon “EPI CENTAR Iternacional” në partneritet me Lidhjen e Odave ekonomike të Maqedonisë, Odën ekonomike të Maqedonisë, Odën për teknologji informative dhe komunikim (MASIT), Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button