Të ndalohet apo jo videoja fyese e Profetit Mohamed?

Të ndalohet apo jo videoja në të cilën fyhet Profeti Mohamed? Gjermania debaton për këtë temë, ndërkohë që në të gjithë botën vazhdojnë protestat kundër videos blasfemike. Google e bllokoi videon në Malajzi.

Videoja fyese për Mohamedin dhe e përhapur me shpejtësi përmes internetit ka ndezur debatin politik në Gjermani. Propozimi i ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle dhe i atij të Brendshëm, Hans-Peter Friedrich për ndalimin e transmentimit të saj, ka hasur në kundërshtime. Politikanë të SPD dhe të Gjelbërve janë shprehur kundër ndalimit të saj.

Ndalimi i filmit “Pafajësia myslimane” i prodhuar në SHBA shihet si një mjet i fundit në Gjermani. Këtë qëndrim ka shprehur politikani socialdemokrat për punë të brendshme, Dieter Wiefelspütz n gazetën berlineze “Tageszeitung”. Edhe Volker Beck nga partia ekologjiste nuk sheh asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit të videos. Përkundër kësaj Beck lëvdoi ministrin Friedrich për ndalimin e udhëtimit të predikuesit amerikan Terry Jones. Jones në 2010 pati bërë thirrje që të digjeshin ekzemplarët e Kuranit. Edhe ministri i jashtëm Guido Westerwelle përshëndeti ndalimin e udhëtimit të tij.

Ndërsa pro ndalimit të videos është shprehur politikani kristiandemokrat gjerman Philip Mißfelder. Kam dyshime, ka thënë ai për agjencinë katolike të lajmeve, KNA, nëse mbrojtja e lirisë së mendimit gjen bazë mbështetëse edhe në rastin e blasfemisë. “Mendoj se tallja me zotin është më shumë se lëndimi i emocioneve fetare, por mendoj se është diçka që nuk duhet të jetë prezente edhe në shoqërinë tonë.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button