Ligji për branitellat edhe sot para deputetëve

Seanca e katërdhjetë në rend dite të së cilës është edhe propozimligji për të drejtat e posaçme të pjestarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në lexim të parë do të vazhdojë sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Para deputetëve do të jenë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural me procedurë të shkurtër, ndryshime dhe plotësime të ligjit për shitje të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë, propozimligji për ndryshim të ligjit për sigurim shëndetësor në lexim të parë, si dhe informata për prishjen dhe kërcënimin e procesit arsimor si rezultat i borxheve të mëdha të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndaj bashkësisë së vetëqeverisjes lokale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button