Shtefan Fule në Shkup

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes të tretë të Dialogut aderues në nivel të lartë, komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fule sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Para mbledhjes Fule do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me zëvendëskryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi.

Evrokomisari do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Velanovski pas çka do të mbajë fjalim në seancën e Këshillit nacional për evrointegrime.

Vizita e Fules dhe mbledhja e tretë e Dialogut aderues në nivel të lartë ndodh në vigjilje të publikimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, më 10 tetor.

Kryeministri Gruevski dje vlerësoi se Dialogu i lartë paraaderues si proces ka dhënë rezultate të mira, ka ndikuar pozitivisht, ka imponuar një dinamikë edhe më pozitive, duke shfaqur shpresë se atë sot do ta konstatojë edhe evrokomisari për Zgjerim, Shtefan Fule.

“Mendoj se e kemi bërë maksimumin tonë edhe në konsultime me KE-në veçmas për çështjet dhe ligjet më të ndjeshme. Kemi bërë hapa të mëdha dhe shpresoj se kjo do të vlerësohet nga ana e KE-së dhe nga ana e Fules duke e shënuar në raportin që vijon. Nënkuptohet kemi shumë sfida në të cilat do të vazhdojmë të punojmë, mendoj se për sferat kyçe janë bërë hapa serioze. Mbetet të shohim se si do ta shoh këtë KE-ja, tha kryeministri i Maqedonisë.

I pyetur nëse pret në raportin e radhës për përparimin e Maqedonisë të ketë datë për fillimin e negociatave, ai është decid se nëse nuk do të kishte probleme të karakterit tjetër lidhur me bllokada dhe të ngjashme prej shteteve të tjera fillimi i negociatave duhej të ndodhte që në vitin 2009. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button