Angjushev: Nuk kam dert nga “fshesa”, është në kompetencë të kryeministrit

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit.

“Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. Nuk është serioze dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nderë të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu edhe mund. Unë mundem lirisht të them se të gjithë ato të cilët marrin funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lënë, ndërsa është mirë ta lënë sepse nuk është ashtu lehtë të jesh në Qeveri. Unë jam i relaksuar tërësisht për këtë çështje dhe kjo është në kompetencë të kryeministrit”, tha në pyetjen e gazetarëve zëvendëskryeministri Angjushev i cili sot pati fjalim në konferencën rajonale për faktoring si alternativë për financimin e bizneseve të vogla.

Pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilën kandidati i shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski kishte fitore të ngushtë ndaj kundërkandidates nga VMRO-DPMNE-je, Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Zaev tha se “e ka marrë mesazhin nga populli” dhe se do të bëjë ndryshime në kuadrot e Qeverisë dhe partisë.
Më 6 prill 2019 dorëheqje dha ministri i Kulturës, Asaf Ademiradhë e Alternativës, për shkaqe siç tha ai, problemeve shëndetësore. Ademi shprehu bindjen se Kultura do t’i mbetet Alternativës edhe pas largimit të tij, ndërkaq Zaevi tha se do t’i sheh kuadrot, dhe më pas do të vendos.

LEXO: “Fshesa” do të përfshijë të gjitha nivelet e pushtetit
Zaev: Mesazhi është marrë, pastrim i të gjithë funksionarëve që dështuan
LEXO: Bekteshi për “fshesën” e kryeministrit:  Për ministrat e BDI-së vendos Ahmeti, e jo Zaev
LEXO: Zaev mori pushim pasi paralajmëroi “spastrim” të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button