Komuna e Tetovës me masa parandaluese në rast të stuhisë së shpallur

Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë kanë formuar shtabin e emergjencës pasi sipas parashikimeve të meteorologëve, cikloni Andrea i cili karakterizohet me reshje intenzive të shiut, erëra të forta dhe stuhi pritet ta kaplojë edhe vendin tonë në 48 orët e ardhshme, njoftojnë nga Komuna e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se në bazë të informacioneve nga Shërbimi Kombëtar Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për gjendjen aktuale me motin dhe mundësinë e reshjeve intenzive, janë vënë në shkallë të gatishmërisë së plotë të gjitha ekipet mobile të NPK Tetovës dhe Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit (NJKTZ).

“Këto grupe janë tashmë në teren dhe punojnë intenzivisht në pastrimin e kanaleve dhe në territorin e komunës

Komuna e Tetovës me masa parandaluese në rast të stuhisë së shpallur
Komuna e Tetovës me masa parandaluese në rast të stuhisë së shpallur

me të gjitha kapacitetet e disponueshme, si mekanike ashtu edhe njerëzore. Gjatë ditës së djeshme dhe sot janë pastruar rrjeti i kanalizimit dhe shahtet tek kazerma e qytetit, rreth rrotullimi tek Agrokalishta, Bloku 70, Rruga K.R Drnc, Lagja Drenovec, nënkalimi i rrugës për në fshatin Falish, si dhe lokacione të tjera që në të kaluarën janë evidentuar si pika kritike. Gjithashtu një muaj më parë është bërë edhe pastrimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Poroj dhe Reçicë e Madhe”, thuhet në komunikatën e Komunës së Tetovës.

Nga komuna apelojnë që kompanitë ndërtimore të bëjnë çkyçjen e pompave në gropat e ndërtimit, kurse qytetarët të mos i parkojnë automjetet e tyre mbi shahtet e kanalizimit apo në afërsi të drunjëve.

“Apelojmë kompanitë ndërtimore të bëjnë çkyçjen e pompave në gropat e ndërtimit, kurse qytetarët luten të mos i parkojnë automjetet e tyre mbi shahtet e kanalizimit apo në afërsi të drunjëve, me qëllim që të mundësohet interevenim i shpejtë dhe në kohë i grupeve mobile në teren. Gjithashtu bëjmë thirrje deri tek qytetarët që në rast të zbrazjeve elektrike atmosferike të mos qëndrojnë në vende të hapura apo në afërsi të drunjëve.

Po ashtu apelojmë që brenda këtyre 48 orëve qytetarët të evitojnë qarkullimin e panevojshëm, në këmbë apo me automjetet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Në rast të paraqitjes së reshjeve intensive dhe vërshimeve për asistencë dhe ndihmë qytetarët mund të drejtohen në numrin e telefonit 193 (NJKTZ Tetovë – Brigada për shpëtim), si dhe numrin 072 798 910 – Qendra për Informim dhe Koordinim pranë SPB Tetovë, dhe numrin e kujdestarisë 072 798 911!

LEXO: RMV, vjen stuhia “Andrea”: Qendra për kriza me apel për qytetarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button